Përdhunim dhe vrasje! Vdekja e komedianes së njohur ngjall zemërimin publik

Mediale Vip

Përdhunim dhe vrasje! Vdekja e komedianes së njohur ngjall zemërimin publik

Më: 15 qershor 2018 Në ora: 08:21
Eurydice Dixon

Përdhunimi dhe vrasja e komedianes 22 vjecare, ndërsa po shkonte në shtëpi gjatë natës ka nxitur zemërimin publik.

Trupi i australianes, Eurydice Dixon u gjet në një fushë futbolli në Melburn mëngjesin e së mërkurës, vetëm disa orë pasi kishte kryer një shfaqje në një bar të qytetit.

Një djalë 19 vjeç, i njohur si James Todd është arrestuar nga policia. Ai pranoi për policinë se ka përdhunuar dhe vrarë vajzën. Policia njoftoi se ata nuk e njihnin njëri-tjetrin.

Komedianët dhe publiku kanë bërë nderimet e tyre dhe kanë shprehur ngushëllimin për Dixon, si dhe kanë hapur debat për dhunën kundër grave.

"Ajo kishte një pasion të madh për çështjet e grave dhe të drejtësisë shoqërore, si dhe solli për materialin që e prodhoi si komik", tha aktori Nicky Barry për Australian Broadcasting Corp.

Për shumë njerëz, ngjarja e saj kujtoi vrasjen e një gruaje irlandeze, Jill Meagher, vdekja e së cilës në një lagje të afërt të Melburnit bëri një marshim paqeje që përfshiu rreth 30,000 njerëz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat