Meghan Markle ka veç fjalë të mira për Princ Harry-n: Është bashkëshorti më i mirë

Mediale Vip

Meghan Markle ka veç fjalë të mira për Princ Harry-n: Është bashkëshorti më i mirë

Më: 15 qershor 2018 Në ora: 12:55
Meghan Markle dhe Princi Harry

Gati një muaj më parë, Meghan Markle dhe Princi Harry kurorëzuan dashurinë e tyre në një dasmë madhështore në Windsor. E këtë të enjte, Dukesha e Sussex ka vetëm fjalë të mira për të thënë martesën dhe dashurinë e saj, që e përshkroi si “bashkëshortin më të mirë në botë”.

Meghan iu bashkua ftesës së Mbretëreshës Elizabeth II, për të vizituar veriun e Anglisë.

Kur e pyetën se si po i shkonte jeta martesore, ajo u përgjigj: “Për mrekulli”. Mesa duket martesa e ka shtuar dashurinë dhe pasionin mes çiftit më të përfolur të momentit.

Ndërkohë një burim për “E! News” ka rrëfyer se Markle dhe Princ Harry kanë udhëtuar drejt Afrikës së Veriut për muajin e tyre të mjaltit, që e mbajtën sekret nga mediat dhe publiku.

Sipas burimit, ishte një arratisje perfekte për çiftin. “Ata mblodhën forcat për 2018-n plot me evente”, ka shtuar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat