Basisti i grupit Jericho, Suad Jamini, ka ndërruar jetë para dy ditësh.
Lajmin për vdekjen e Jaminit e kishte konfirmuar familja e tij, ku u mësua se ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Vdekja e tij i ka tronditur të gjithë artistët e skenës muzikore shqiptare e posaqërisht ata që e njohën nga afër Suadin.
Së fundmi, është kjo Flaka Krelani e cila ka publikuar një fotografi të Suadit në Instastory, gjersa thotë këto fjalë prekëse për të.
“Ah bre suki.. Pusho i qetë vlla, edhe pse nuk mundem me besu që nuk je. Do të na mungosh gjithmonë, prezenca jote performancat e tua të plota”, ka shkruar ajo sipër imazhit.