Rita Ora ndjehet krenare që është Ambasadore Nderi e Kosovës

Mediale Vip

Rita Ora ndjehet krenare që është Ambasadore Nderi e Kosovës

Më: 16 qershor 2018 Në ora: 23:41
Rita Ora

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, në asnjë moment nuk e harron Kosovë, ndërsa në një shkrim të publikuar sot, ajo ka treguar se vazhdon të ndjehet krenare me titullin Ambasadore, të cilin e mori tre vite më parë.

Më 10 korrik 2015, Rita u dekretua Ambasadore Nderi e Kosovës nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, në një ceremoni që u zhvillua në Ambasadën e Kosovës në Londër.

Rita krahas shkrimit ka publikuar edhe disa foto nga kjo ngjarje e rëndësishme për të dhe për Kosovën.

Vetëm për një orë të publikimit të shkrimit në Instagram, Rita mori më shumë se 100000 pëlqime.

Postimi i Ritës në Instagram:

Derisa po isha ulur në makinë për në shfaqjen time të ardhshme, e zura veten duke menduar për çastet mahnitëse që kam pasur deri më tani në jetën time. Ky moment i veçantë ka qenë shumë special për mua. Përgjithmonë do të ndihem e përulur dhe e privilegjuar që e kam pasur shansin ta kem titullin e këngëtares së parë që del nga Kosova dhe e vë vendin tonë të bukur, plot dashuri, me të qeshura dhe talent, në hartë. Ju mbaj mend të gjithë juve që erdhët në emërimin tim si ambasadore, ditën kur presidentja Atifete Jahjaga, kryeministri Tony Blair dhe Cherie Blair, ambasadori i Kosovës, Lirim Greiçevci, ambasadori i Shqipërisë, Mal Berisha, lordi George Robertson dhe të gjithë muzikantët tjerë nga Kosova, është vërtet një moment historik. Që atëherë kemi pasur plane mbresëlënëse që tashmë i kemi realizuar dhe të tjerë që do të vijnë me organizatat më të mëdha bamirëse në botë. Mezi pres të vazhdoj ta mbaj m e krenari titullin ambasadore dhe të vazhdoj ta dërgoj Kosovën atje ku gjithmonë ka merituar të jetë KUDO! (Më falni, por jam në veturë me orë të tëra dhe jam sentimentale dhe krenare!) Ju dua. Krenare. Jini krenarë prej nga jeni. Mos harroni kurrë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat