Mediat e huaja shkruajnë për festivalin muzikor që babai i Dua Lipas ka organizuar në Kosovë - Bota Sot
Mediat e huaja shkruajnë për festivalin muzikor që babai i Dua Lipas ka organizuar në Kosovë

Mediale Vip

E mërkurë, 18 korrik 2018

Mediat e huaja shkruajnë për festivalin muzikor që babai i Dua Lipas ka organizuar në Kosovë

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 14:41
Dua Lipa me babain e saj

Babai i Dua Lipas ka ëndërruar gjithmonë që të organizoj një festival muzikor në vendlindjen e tij, Prishtinë.

Portali i famshëm “The Fader” shkruan se Dua Lipa ka deklaruar kështu duke theksuar se babai i saj po synon ta bëjë këtë në mënyrë që ‘ta vendos kulturalisht Kosovën në hartë’.

Kështu, siç shkruan portali, puna e pandalshme e Dukagjin Lipas ka bërë që kjo ëndërr të kthehet në realitet.

Sipas shkrimit, do të jenë Dua Lipa dhe reperi shqiptar që vepron në Amerikë, Action Bronson ata që do të mbizotërojnë këtë festival i cili do të zhvillohet nga data 10 deri më 12 gusht në Prishtinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test