Aurela Hoxha shfaqet si asnjëherë më parë, ja si duket ujë e sapun

Mediale Vip

Aurela Hoxha shfaqet si asnjëherë më parë, ja si duket ujë e sapun

Më: 19 qershor 2018 Në ora: 13:56
Aurela Hoxha

Jemi mësuar që ta shohim të kuruar deri në detaje në çdo dalje të saj publike, apo edhe në çdo fotografi që ajo poston në rrjetet sociale.

Bëhet fjalë për modelen e njohur Aurela Hoxha, e cila së fundmi ka sjellë një imazh ndryshe për ndjekësit e saj.

Modelja ka postuar në profilin e saj në “Instagram” një foto me të vëllanë, ku ajo që bie në sy është pikërisht pamja e Aurelës. Kjo e fundit është shfaqur “ujë e sapun”.

Hoxha i uron vëllait ditëlindjen dhe i shkruan: “Falënderoj Zotin që ma dhuroi një vëlla si ti. Në ditëlindjen tënde dua të të falënderoj që je vëllai më i mirë që dikush mund të shpresonte ta ketë. Gëzuar ditëlindjen”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat