Sandra Bullock nuk pranon role filmike me skena seksuale

Mediale Vip

Sandra Bullock nuk pranon role filmike me skena seksuale

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 09:17
Sandra Bullock

Sandra Bullock po shijon suksesin me filmin më të ri që po shfaqet në kinematë amerikane “Oceans 8”.

Aktorja amerikane ka një kriter të madh që u vendos producentëve para se të merr një rol në ndonjë projekt filmik hollivudiane.

Ajo nënshkruan kontrata për xhirimin e ndonjë filmi vetëm nëse nuk duhet të duhet të luajë një rol ku ka skena seksuale.

Një nga aktoret më të paguara, 53-vjeçarja ka ritheksuar edhe njëherë se nuk pranon të shfaqet në skena intime para kamerave.

Në fakt, e vërteta qëndron në atë se për të gjitha këto vite, sa i përket industrisë së tanishme filmike, kurrë nuk është shfaqur lakuriq.

“Unë nuk jam personi i cili thotë: Do ta xhiroj veten gjatë seksit, sepse dukem mirë. Nuk kam ndonjë fotografi ose xhirim nga shtrati teksa shfaqen lakuriq. Nuk dua të shikoj dhe të zbuloj se çfarë është e mirë për mua”, tha ajo për revistën “Sunday Times”.

Ndryshe, aktorja për rolin filmik që i solli edhe një çmim Oscar, “Gravity” është paguar 70 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat