Kjo është Sanela, më e bukura e Qeverisë!

Mediale Vip

Kjo është Sanela, më e bukura e Qeverisë!

Nga: N. Sh Më: 20 qershor 2018 Në ora: 16:25
Sanela Sadikoviç

Sanela Sadikoviç, pa dyshim është femra më e bukur e cila punon në Qeverinë e Kosovës.

Të paktën, kështu thonë punonjësit të cilët e thërrasin si “bukuroshja e qeverisë”, shkruan gazeta "Bota sot".

Bukuroshja e Qeverisë, Sanela ka tetë vite që punon në zyrën e Kryeministrit në Qeverinë e Kosovës.

Sanela përveç punës që e bënë, ku thuhet se është shumë punëtore, gjen kohë edhe për relaksimin e fansave të saj në rrjetet sociale ku jo rrallë herë bënë publikime të fotografive.

Ajo shquhet edhe si vajza e udhëtimeve!

Në shumë fotografi ajo që poston shihet se janë jashtë punës, pra në Dubai, Amerikë, Mal të Zi, Shqipëri e shumë vende tjera të botës dhe rajonit.

Sanela Sadikoviç, së shpejti pritet edhe të bashkohet në njërën prej partive më të mëdha të vendit. Pra Sanelën shpejt mund ta shohim në politikë, në ndonjë post të rëndësishëm por edhe në Kuvendin e Kosovës si përfaqësuese e popullit.

Sanela, përveç që punon shumë, dhe veçohet me përpikmëri në punën e saj, ka edhe një të veçantë, ajo merret me sporte të rënda.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat