Ja si dukej Tolgahan Sayisman kur konkuronte në “Best Model of the World”

Mediale Vip

Ja si dukej Tolgahan Sayisman kur konkuronte në “Best Model of the World”

Më: 21 qershor 2018 Në ora: 08:15
Tolgahan Sayisman

Tolgahan Sayisman është bërë i famshëm në vendin tonë jo vetëm për aktrimin e tij, por edhe për faktin që është bashkëshorti i bukuroshes shqiptare, Almeda Abazi. Çifti kanë një kimikë të shkëlqyer. Kjo është e lidhur me përputhshmërinë e madhe fizike mes dy personazheve të famshme që karrierën e kanë nisur nëpërmjet modelimit.

Almeda Abazi është shpallur fituese në 2008 në Miss Globe. Nuk mund të themi se Tolgahan Sayisman ka patur të njëjtin fat. Ai ka konkuruar në 2002 në “Best Model of Turkey”, por ka arritur të rrëmbej vetëm vendin e dytë. Kjo për shkak të konkurencës së fortë që kishte atë vit, ku fitues u shpall Kivamç Tatlitug, i cili më tej fitoi edhe në “Best Model Of the World”. E megjithatë trupi dhe fytyra rrëzëllitëse e Tolgahan Sayisman nuk shpëtoi pa u vënë në qendër të vëmendjes pas këtij kompeticioni. Njësoj si Kivanç edhe Tolgahan u bënë të famshëm si modelë ashtu edhe si aktorë.

Sot Tolgahan duket mjaft burrëror, por shikoni si dukej ai në moshën 21 vjeçare, kur pozonte në një poster për “Best Model of Turkey” vetëm me bikini.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat