Ndihmojnë fëmijët e migrantëve

Mediale Vip

Ndihmojnë fëmijët e migrantëve

Më: 21 qershor 2018 Në ora: 13:41
George Clooney dhe gruaja e tij Amal

Skenat e tmerrshme të fëmijëve të emigrantëve të cilët kanë qenë të ndarë nga prindërit e tyre provokuan reagime të forta në të gjithë botën.

Aktori i famshëm George Clooney dhe gruaja e tij Amal nuk qëndruan duarkryq ndaj kësaj gjendjeje dhe vendosën të dhurojnë 100.000 dollarë për një shoqatë që merret me të drejtat e fëmijëve të emigrantëve.

Përndryshe, George Clooney dhe Amal në muajt e fundit kanë dhënë kontribute tjera monetare për të mbështetur kontrollin e armëve apo në luftën kundër ekstremizmit pas demonstratës së djathtës ekstreme në vitin 2017 në SHBA.

Për shkak të presionit publik në rritje, presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar dje një urdhër ekzekutiv me të cilin u lejohet familjeve që kalojnë ilegalisht kufirin jugor të SHBA-së, iu lejon të qëndrojnë së bashku, ndërsa janë duke pritur për rezultatin e procedurave të imigracionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat