Lindon Berisha paralajmëron diçka të re? Zbulon detajet

Mediale Vip

Lindon Berisha paralajmëron diçka të re? Zbulon detajet

Më: 21 qershor 2018 Në ora: 21:30
Lindon Berisha

Lindon Berisha është goxha aktiv në projekte muzikore.

Këngëtari nga Maqedonia është duke punuar fuqishëm në këngë dhe bashkëpunime që padyshim se do t’i sjell gjatë sezonës së verës.

E për këto, përmes profilit zyrtar në Instagram, Berisha ka paralajmëruar gjëra të reja që tashmë i ka zbuluar.

Lindoni tregon se është duke punuar paralelisht në dy këngë, njëra do jetë bashkëpunim ndërkaq tjetra solo.

“Për momentin po punoj në dy projekte njëra bashkëpunim dhe tjetra është solo që është në përfundim pothuajse dhe do lansohet në korrik”, tha ai.

“Për shkak të ndryshimeve të mundshme dhe ndonjë anulimi nuk po mundem me cek diçka fatkeqësisht”, u shpreh ai.

Kënga e fundit e publikuar nga Lindoni mbetet “1Xhiro”, në duet me këngëtarin nga Ferizaji, 2Ton. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat