TopAwards/ Pse Blunt dhe Real quhen Shaolin Gang tashmë?

Mediale Vip

TopAwards/ Pse Blunt dhe Real quhen Shaolin Gang tashmë?

Më: 21 qershor 2018 Në ora: 22:43
Blunt dhe Real

Blunt dhe Real, së fundmi, janë shndërruar në dyshen më të përfolur në showbiz-in shqiptar. Dy artistët kanë vendosur të jenë tepër aktiv nëpër rrjetet sociale, duke ndarë me fansat e tyre shumë plane sa i përket projekteve muzikore.

“Shaolin sku sku” është fraza të gjithë fansat e Blunt dhe Real duhet të thonë, për të treguar pëlqimin e madh që kanë ndaj muzikës së dyshes.

Duket se për shkak të fansave të tyre, dy reperat e njohur kanë vendosur të ndryshojnë emrin e tyre artistik. Sipas një postimi të bërë në “Insta Story”, Real ka zbuluar të gjithë fansat se emri i tyre artistik do të jetë Shaolin Gang dhe kështu kanë vepruar.

Nëse do të kërkojmë në “Youtube” këngët e dyshes së famshme, aty do të shfaqet menjëherë Shaolin Gang.

Vetëm një javë më parë, Shaolin Gang kanë publikuar projektin më të ri muzikor, i cili mban titullin “Dubai”, përmes së cilës dyshja tregon aventurat që bëhen në këtë vend të mrekullueshëm.

Me muzikë dhe tekst të Shaolin Gang dhe mix/master të Florent Boshnjakut, ky projekt muzikor është bërë menjëherë pjesë e klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare, duke u renditur në vendin e 50-të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat