Justin Bieber bart unazë martese, cila është e vërteta?

Mediale Vip

Justin Bieber bart unazë martese, cila është e vërteta?

Më: 22 qershor 2018 Në ora: 17:31
Justin Bieber

Është shumë i përfolur për lidhjet dhe ndarjet e tij.

Së fundi, Justin Bieber i ka dhënë fund lidhjes me këngëtaren dhe aktoren Selena Gomez.

Por, nuk shkoi shumë kohë dhe këngëtari u lidh me modelen e famshme Hailey Baldwin.

Pak ditë pasi Bieber i është rikthyer ishit, është fotografuar me një unazë martese në duar, meqë rast ka shtuar dyshimet tek fansat për një martesë të mundshme.

Megjithatë, mediet e huaja duke u thirrur në burime të afërta me Justin, thonë që këtë gjë e ka bërë vetëm për t’i vënë në lojë paparacët, ngase ai dhe Hailey nuk kanë plan të martohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat