XXXTentacion iu bleu shtëpi familjarëve para se të vritej

Mediale Vip

XXXTentacion iu bleu shtëpi familjarëve para se të vritej

Më: 23 qershor 2018 Në ora: 15:34
XXXTentacion

XXXTentacion ishte siguruar që familjarët e tij të jetojnë mirë, kështu duke iu blerë shtëpi disa muaj para se të vdiste.

Sipas TMZ reperi kishte blerë katër shtëpi në jug të Floridës, gjatë muajve qershor dhe maj.

Çmimi total që reperi pagoi për këto shtëpi arrin shifrën 1,7 milionë dollarë.

Ende nuk është e qartë se për kë janë dedikuar këto shtëpi, megjithatë të afërmit e X tregojnë se janë për prindërit e tij, gjyshërit dhe familjarët e afërt.

XXXTentacion u vra ditën e hënë pasi ndaj tij ishte shtënë disa herë. Një i dyshuar tashmë është arrestuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat