Menduan se është i vëllai, serbët shfryhen ndaj këngëtarit Shaqiri

Mediale Vip

Menduan se është i vëllai, serbët shfryhen ndaj këngëtarit Shaqiri

Më: 23 qershor 2018 Në ora: 18:37
Shaqiri

Fitorja me përmbysje që bëri Zvicra një natë më parë ndaj Serbisë ka qenë padyshim një festë e madhe për të gjithë shqiptarët.

Kjo pasi golat u shënuan nga dy shqiptarët që përfaqësojnë ngjyrat e helvetëve, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

Postime të shumta në rrjetet sociale ka pasur nga të gjithë shqiptarët, ku edhe këngëtari Korab Shaqiri ka postuar në “Instastory” foto nga ndeshja me mbishkrimin “Shaqiri goool” por ai ka marrë shumë komente fyese nga ana e serbëve të cilët e mendonin sikur ishte vëllai i tij për shkak se kishin të njëjtin mbiemër.

Pas gjithë këtyre komenteve fyese këngëtari u detyrua të bëj një sqarim ku thotë se nuk ka lidhje me Xherdanin.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat