Liam dhe Miley martohen në një ceremoni të fshehtë?!

Mediale Vip

Liam dhe Miley martohen në një ceremoni të fshehtë?!

Më: 25 qershor 2018 Në ora: 11:35
Liam dhe Miley

Ata të dy kanë bërë një martesë sekrete në një rezidencë në Malibu. Fqinjët nuk kanë dyshime se ishte martesë. Fëmijët vraponin gjithandej nga gëzimi”, – tha një burim i brendshëm i revistës ‘Life & Style’. Gjithashtu thuhet se në ceremoni ishin të pranishëm babai i këngëtares Billy Ray, mamaja e saj Trish dhe 4 motrat e vëllezërit. Por nuk munguan edhe familjarët e Liam, dy vëllezërit e tij, Chris dhe Luke.

Si për të vërtetuar më shumë se këtë herë martesa është e vërtetë i njëjti burim ka zbuluar më shumë detaje për fustanin dhe organizimin. “Miley kishte veshur një fustan të bardhë të derdhur. Ushqimi ishte vegjetarian dhe organik. Çifti i shprehu dashurinë njëri-tjetrit dhe treguan se janë miqtë më të mirë të njëri-tjetrit dhe se dëshirojnë të plaken bashkë”, – tregoi burimi për ‘Life & Style’. Pas kësaj ata do të nisen në Australi për të festuar në shtëpinë e Liam, ku janë dhe të gjithë të afërmit e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat