U fol se do të fejoheshin, Alba Hoxha bën deklaratën e papritur

Mediale Vip

U fol se do të fejoheshin, Alba Hoxha bën deklaratën e papritur

Më: 25 qershor 2018 Në ora: 14:42
Albi Nako dhe Alba Hoxha

Koreografi i njohur Albi Nako dhe balerina Alba Hoxha janë së fundmi në qendër të vëmendjes nga mediat dhe publiku, pasi po përflitet për një lidhje mes tyre.

Këto thashetheme nisën pasi ata shikoheshin shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe udhëtuan jashtë shtetit së bashku. E ditën e shtunë u përhap lajmi se Albi kishte nisur përgatitjet për fejesë dhe shumë shpejt ata do të shkëmbenin unazat.

Por këto fjalë i hodhi poshtë vetë koreografi i cili deklaroi se nuk ishte i fejuar dhe se nuk ishte i lidhur me balerinën.

Pas reagimit të Albit, Alba Hoxha ka bërë sot një postim të papritur në “Instastory”. Ajo i ka njoftuar të gjithë ndjekësit e saj se është “beqare dhe e lumtur”.

Në këtë mënyrë ata i dhënë fund thashethemeve se kanë një lidhje me njërii-tjetrin.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat