Fansat mendojnë se vdekja e Michael Jackson ka qenë një mashtrim i parashikuar nga The Simpsons

Mediale Vip

Fansat mendojnë se vdekja e Michael Jackson ka qenë një mashtrim i parashikuar nga The Simpsons

Më: 25 qershor 2018 Në ora: 14:48
Michael Jackson

Fansat e Mbretit të Popit Michael Jackson mendojnë që vdekja e tij është një mashtrim i parashikuar nga Simpsons.

Njerëzit që merren me konspiracion janë të bindur se vdekja e Mbretit të Popit, Michael Jackson është e rremë, dhe se ata e kanë zbuluar këtë një pjesë tek filmi i famshëm i animuar, The Simpsons.

Në një episode, që thirret Stark Raving Dad, Homer është dërguar aksidentalisht në një spital psikiatrik në të cilën ai ndanë një dhomë me një person me emrin Leon Kompowsky i cili thotë se është një këngëtar.

Jackson në fakt ka marrë pjesë në këtë episode e cila është shfaqur në vitin 1991, në sezonin tre të filmit të animuar duke folur me zërin e Kompowsky.

Kur e kanë vërejtur se Homer është shpallur i shëndetshëm dhe është liruar nga spitali, ai e fton Kompowsky që të vijë e qëndroj në shtëpinë e tij në Springfield.

Ai i gënjyer duke menduar se Kompowsky është Jackson i vërtetë. Bart shpërndanë lajmin dhe me mijëra fansa vinë para shtëpisë së tij në Springfield.

Por entuziazmi bie shpejt kur Homer e fton Kompowskyn dhe të gjithë e kuptojnë që kjo është një gënjeshtër.

Më vonë në të njëjtën episode, paraqitet një gazetë që thotë “Michael Jackson Hoax”  e cila i ishte lënë në derën e shtëpisë së Simpsons.

Simpsons kanë parashikuar disa raste të tjera që kanë ndodhur më vonë gjatë viteve. Si po e zëmë zgjedhjen për President të Shtetgeve të Bashkuara të Amerikës, sulmet terroriste të vitit 2001, skandalin e korupcionit në FIFA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat