Kur “Bishat” e ekranit shqiptar, nuk ia thonë fare nga sporti. Mos e humbisni këtë video

Mediale Vip

Kur “Bishat” e ekranit shqiptar, nuk ia thonë fare nga sporti. Mos e humbisni këtë video

Më: 25 qershor 2018 Në ora: 14:58
Ilustrim

Bota e show-bizzit kërkon sa më shumë femra të bukura dhe kjo përkthehet në mijëra klikime. Pasionantët e sportit do e kishin të vështirë të ishin pjesë e një paneli, kur ka disa individë të cilët nuk kanë asgjë se çfarë të ofrojnë.

Por ndryshe nga herët e tjera, Botërori “Rusi 2018” ka sjellë mjaft konkurrencë në ekranet shqiptare, ku në tentativë për të mbushur këtë fashë orari, zgjedhin disa personazhe, të cilët ndodhen në vendin e gabuar.

E kemi fjalën për shumë bukuroshe shqiptare, të cilat në tentativë për të promovuar linjat e tyre, guxojnë edhe të komentojnë ndeshjet. Kur të ndiqni video-n në fjalë, të qeshurat do të jenë pafund.

Kjo është mëse e sigurtë, për vetë faktin se ato nxjerrin “xhevahire” nga goja. Dëshira e madhe për tu promovuar, nuk i ndal aspak këto femra, të cilat nuk ia kanë idenë më të vogël se çfarë komentesh iu pret.

Ato nuk janë pasionante të sportit, as xhongluese të debatit sportiv, por disa kukulla të cilat dalin mjaft mirë në ekran. Por drejtuesit e këtyre emisioneve kanë harruar se të jesh thjeshtë e bukur, nuk përbën më interes sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat