Princi britanik, William vizitoi sot qytetin e lashtë romak Jerash në Jordani, ndërsa takoi refugjatët sirian dhe vizitoi qendrën për artet tradicionale.
Duka i Kembrixhit qëndroi në Jordani, që ishte ndalesa e parë në vizitën e tij pesë-ditore në Lindjen e Mesme.
Princi William vizitoi qytetin e lashtë të Jerash, ku u takua me të rinj për t’i ndihmuar në një program bamirësie për refugjatë. Gruaja e tij, Catherine, i kishte vizituar qytetin e lashtë gjatë vitit 1980, kur ajo jetonte në Jordani si fëmijë me babain e saj.