Arrestohet serish aktorja e famshme

Mediale Vip

Arrestohet serish aktorja e famshme

Më: 25 qershor 2018 Në ora: 19:52
Heather Locklear

Vetëm disa ditë pasi u përpoq të vetëvritej, aktorja amerikane Heather Locklear është arrestuar për sulm ndaj një oficeri të policisë.

Sipas Daily Mail, aktorja 56-vjeçare ishte në një gjendje të dehur kur sulmoi zyrtarin policor.

Locklear është në paraburgim dhe i është caktuar kaucioni prej 20.000 dollarësh, transmeton KosovaPress.  Ylli i serisë "Dinastia" dhe "Melrose Places" tashmë kishte probleme me ligjin. Ajo u arrestua në shkurt, pasi rrahu të fejuarin e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat