Era Istrefi feston ditëlindjen në poza atraktive

Mediale Vip

Era Istrefi feston ditëlindjen në poza atraktive

Më: 4 korrik 2018 Në ora: 21:03
Era Istrefi

Këngëtarja shqiptare me famë në botë, Era Istrefi, po feston ditëlindjen.

Bukuroshja nga Prishtina aktualisht gjendet në Evropë në mesin e shumë angazhimeve të saj.

Këngëtarja do të performojë në finalen e madhe të Kampionatit Botëror me Nicky Jam dhe Will Smith.

Për ditëlindje, Era u shfaq tejet atraktive në veshje pak më sportive që kanë vënë në pah linjat e saj trupore.

Era kohë më parë publikoi edhe këngën “Prisoner” që u prit mjaft mirë nga publiku.

Por, goditja e saj më e madhe ishte kënga e Kampionatit Botëror, Rusia 2018, me superyllin latin Nicky Jam dhe legjendën, Will Smith.

Era Istrefi aktualisht është ‘single’ dhe po shijon karrierën e saj. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat