Arjeta Selmani, në mesin e yjeve të artit botëror

Mediale Vip

Arjeta Selmani, në mesin e yjeve të artit botëror

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 11:20
Arjeta Selmani

Artistët e artistet e shteteve të ndryshme të botës do të jenë  pjesëmarrës në ngjarjen më të madhe botërore të artit, që do të mbahet në javën e katërt të muajit tetor përkatësisht me 25-31 tetor në Sharm Elsheikh të Egjiptit.

Nga artistet e Kosovës është edhe Arjeta Selmani, e cila do jetë në mesin e yjeve të artit botëror dhe sipas saj, është një përvojë e re e domethënëse.

Image

Arjeta Selmani

Siç bëhet e ditur në këtë ngjarje të madhe do të marrin pjesë një mijë artistë e artiste nën moshën 40-vjeçare nga 180 shtetet e botës.

Në fakt, Kosova përveç Arjetës do të paraqitet edhe me disa artiste e artistë tjerë, që do të jetë një panoramë e jashtëzakonshëm për shtetin tonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat