Dua Lipa, fansave: Mezi po pres t’ju takoj në Prishtinë

Mediale Vip

Dua Lipa, fansave: Mezi po pres t’ju takoj në Prishtinë

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 17:03
Dua Lipa

Dua Lipa është një ndër këngëtaret tona më të suksesshme në rrafshin ndërkombëtar.

Ajo po vazhdon me sukses të mbajë koncerte anembanë planetit tokë si dhe po regjistron këngë të reja.

Tashmë botërisht dihet se bukuroshja jonë do të vjen gjatë muajit gusht në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.

Zeshkania do të performojë para publikut shqiptar në kuadër të festivalit që është organizator i ati saj, Duakgjin Lipa.

Këngëtarja 22-vjeçare ka pohuar përmes një mesazhi në Instagram se mezi po pret që të këndojë sërish në Prishtinë.

“Sunny Hill Festival! Mezi po pres t’ju shoh të gjithëve në Prishtinë. Merrni biletat tuaja në sunnyhillfestival.com“, ka shkruar ndër të tjera Dua në rrjetet sociale.

Ndryshe, këngëtarja ka qenë para dy vjetëve në kryeqytetin tonë, ku është paraqitur para një numri të madh të fansave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat