Detaje nga dasma e Gwyneth Paltrow

Mediale Vip

Detaje nga dasma e Gwyneth Paltrow

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 00:49
Gwyneth Paltrow

Numërimi së prapthi ka filluar.

Gwyneth Paltrow dhe Brad Falchuk do të kurorëzojnë dashurinë e tyre me një dasmë të vogël dhe shumë intime në Hamptons, New York, në muajin shtator.

Sipas burimeve të afërta me aktoren që kanë folur për US Weekly në dasmën e Paltrow dhe Falchuk do të jenë të ftuar vetëm 15-20 persona.

Por duket se pavarësisht se kjo dasmë do të jetë e vogël dhe me shumë pak të ftuar do të ketë edhe disa elemente tradicionale.

Gjithashtu edhe fëmijët e Paltrow me ish-bashkëshortin Chris Martin, Apple (14) dhe Moses (12) ashtu sikur edhe dy fëmijët e Falchuk, Isabella dhe Brody, do të jenë pjesë e ceremonisë.

Nusja 45 vjeçare, ndonëse është afruar koha e dasmës, nuk është duke e kaluar verën e stresuar dhe nuk po mërzitet shumë për detajet e vogla.

“Paltrow është thjesht e lumtur që po martohet me Falchuk. Gwyneth po e lë planifikuesen e dasmës të merret me të gjitha detajet. Ajo e di se ajo e kupton mirë atë dhe dëshiron që thjesht të vijë në dasmë duke e ditur se gjithçka do të jetë perfekte”, ka thënë një burim tjetër pranë aktores.

Ajo gjithashtu nuk është duke u stresuar për format e saj trupore.

Trajnerja tash e sa kohë e Paltrow, Tracy Anderson, ka thënë për revistën US në muajin qershor se ajo ka qenë gati gjithmonë për një moment të tillë në jetë.

“Ajo madje as nuk ka thënë ‘le të përgatitemi për dasmë’. Mendoj se ajo ka qenë gati. Ajo ka pasur një stil jetese të shëndetshëm prej se e njoh. Kjo nënkupton që ajo ushtron nga 4-7 ditë në javë. Ajo ka qejf të kërcejë dhe të bëjë aerobi”, ka thënë Anderson.

Edhe disa javë më parë, Gwyneth Paltrow kishte thënë se ajo nuk po merret me asgjë lidhur me dasmën e saj.

“Jam shumë e zënë momentalisht prandaj edhe nuk jam e përfshirë në planifikimin e dasmës. Kam shumë gjëra që po bëj në të njëjtën kohë dhe në një mënyrë, e kam neglizhuar dasmën. Unë ndoshta jam nusja më e çuditshme që i ka shkuar në zyrë planifikuesit të dasmave”, kishte thënë ajo në një intervistë për E! News.

Aktorja kishte thënë po ashtu se akoma nuk e di nëse do të ndajë me fansat e saj detaje nga planifikimi i dasmës apo edhe nga vetë dasma.

“Nuk e di nëse do ta bëj publike ose jo. Mendoj se është një vijë që e ndan atë çka është e jotja dhe festën e gëzimin, prandaj do të shohim në vijim”, kishte thënë tutje ajo.

Ndonëse Paltrow ka qenë e martuar më parë, ajo megjithatë nuk e trajton martesën sikur të ishte e para, pasi ajo dhe ish-bashkëshorti i saj, Chris Martin u arratisën.

“Jam e entuziazmuar për gjithçka. Nuk kam pasë dasmë më parë, prandaj edhe pse jam 45 vjeçare, po ndihem sikur 21 vjeçare. Është shumë argëtuese të flasë për këtë me shoqet e mia. Ato më dërgojnë modele të ndryshme të fustaneve, pasi edhe ato janë të entuziazmuara njëlloj sikur unë”, kishte thënë aktorja shumë e njohur më herët për revistën People.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat