Pak ditë më parë këngëtarja Afërdita Dreshaj i dha fund beqarisë, duke kurorëzuar me martesë lidhjen e saj me sportistin çek, Jakub Kindl.
Por të gjithë e dimë që më parë Afërdita ishte në një marrëdhënie me këngëtarin Shpat Kasapi. Për këtë të fundit, këngëtarja dhe mikja e saj Xhesika Berberi kanë bërë deklaratën e papritur.
Të pyetura në “Instastory” nëse e kishte pranuar Shpat Kasapin për burrë, Xhesika përgjigjet shkurt: “Joooo”, si dhe poston një foto të saj me Afërditën.