Vajza e Besit dhe Xhensilës merr dhuratën e parë nga Greta Koçi

Mediale Vip

Vajza e Besit dhe Xhensilës merr dhuratën e parë nga Greta Koçi

Më: 13 korrik 2018 Në ora: 16:42
Greta Koçi

Aktori Bes Kallaku dhe këngëtarja Xhensila Myrtezaj janë bërë prindër për herë të parë të një vajze, të cilën e pagëzuan me një emër shumë të veçantë. Vajza e çiftit të famshëm quhet Ajka.

Të afërm dhe miq të shumtë iu bashkuan gëzimit të Besit dhe Xhensilës, duke i uruar për vogëlushen e tyre. Një urim të veçantë çiftit ja ka bërë edhe këngëtarja Greta Koçi.

“Me jetë të gjatë e plot bekime për engjëllin e vogël Ajka. Urime me gjithë zemër Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku”, shkruan Greta në postimin e saj në Instastory ku na tregon edhe dhuratat e veçanta që i ka bërë Xhensilës dhe vogëlushes së saj.

Greta i ka dhuruar mami Xhensilës një buqetë me lule, ndërsa për vogëlushen e saj disa tullumbace.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat