Princi Harry: Fëmijët? Kur t`i vijë koha!

Mediale Vip

Princi Harry: Fëmijët? Kur t`i vijë koha!

Më: 13 korrik 2018 Në ora: 19:32
Princi Harry

I vëllai ka tre deri tani, por Harry nuk nxitohet kur vjen fjala tek fëmijët. Shpresojmë ta plotësojmë familjen tonë në një të ardhme te afërt i tha ai BBC-së, ama cdo gjë në kohën e vet. Gjatë udhëtimit në Irlandë, ku së bashku me Meghanin ndaluan në Dublin, një adhuruese i pyeti lidhur me planet e tyre për fëmijët. Bashkëshorti im, tha Elaine Adam-Stewart, është flokëkuq dhe më dhuroi 5 fëmijë. Kur do t`i hyni punës ti dhe nusja jote, vazhdoi ajo me të qeshur.

Reagimi i Harry-t ishte shumë i këndshëm: 5 fëmijë?- tha ai; joo, janë shumë!!

Gjatë kësaj vizite, cifti kaloi dhe nje tjetër moment të argëtues, që tregoi se i duan fëmijët. Një djalë i vogël 3 vjecar preku flokët e Meghanit dhe Harry bëri sikur e qortoi me gisht, por të tre qeshën me shpirt!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat