Dua Lipa është artistja nga Kosova që po shënon famë në botë.
Këngëtarja është aktive me koncerte në vende të ndryshme të botës.
Së fundi, Dua ka publikuar një video ku shihej duke u argëtuar bashkë me miqtë e saj.
Ajo që të bie në sy, është ndryshimi drastik në pamjen e këngëtares, pasi Dua shfaqet me flokë të kuqe.
Ani pse mund të jetë paruke, që e ka vënë për ndonjë set të ri, ajo dukej për mrekulli edhe me këtë ndryshim.
Kujtojmë që projekti i fundit nga Dua Lipa është “One Kiss”, në duet me Calvin Harris.