Do të performojë sonte në finalen e Botërorit, lajm interesant nga Era Istrefi

Mediale Vip

Do të performojë sonte në finalen e Botërorit, lajm interesant nga Era Istrefi

Më: 15 korrik 2018 Në ora: 10:28
Era Istrefi

Këngëtarja shqiptare Era Istrefi është duke realizuar provat gjenerale për performancën e saj në Moskë.

Ajo do të performojë këngën shoqëruese të kampionatit Botëror, “Live it up”, në hapjen e ceremonisë finale.

Të premten, ajo ka mbajtur konferencën e saj të parë për shtyp, nga ku ka deklaruar se ndjehet e lumtur që u bë pjesë e Kampionatit Botëror.

Si në çdo paraqitje tjetër, edhe ditën e djeshme këngëtarja shqiptare dukej bukur dhe me stil.

Për tu dukur e tillë, Istrefi duket se shpenzon mjaft, dhe vetëm veshja në ditën e djeshme i ka kushtuar asaj me mijëra euro.

Era mbante veshur një xhaketë nga Whyte Studio që kushton 394 euro, atletet e markës Gucci që kushtojnë 1200 euro dhe pantallonat e po të njëjtës markë si xhaketa, me çmimin 266 euro, shifra këto që bëhen të ditura nga faqja “What they wearin”.

Kurse varësja që po mbante Era në qafë, është stolia e quajtur J’adior e markës Dior, që kushton e cila kap shifrën e 290 eurove.

Për paraqitjen finale, Istrefi ka përgatitur një veshje të veçantë këshilluar me shumë stilistë, e cila do ta bëjë atë të duket glamuroze nesër (e diel) në “Luzhniki Stadium”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat