Fifi rrëfen për sherrin me Çiljetën

Mediale Vip

Fifi rrëfen për sherrin me Çiljetën

Më: 15 korrik 2018 Në ora: 12:12
Fifi dhe Çiljeta

Fifi dhe Çiljeta më parë kanë qenë shumë mikesha, ato madje kanë publikuar dhe një bashkëpunim së bashku ‘Big Booty’, i cili rezultoi shumë i suksesshëm.

Mirëpo pas spektaklit ‘Kënga Magjike’ u përfol gjatë në media se dy këngëtaret ishin zënë dhe kjo për shkak se Fifi nuk i kishte dhënë pikë Çiljetës për këngën e saj. Madje dhe nga Youtube u fshi bashkëpunimi i tyre dhe Çiljeta filloi mos ta ndiqte më në rrjetet sociale këngëtaren e hitit ‘Zhurmë’.

Fifi ka qenë e ftuar në emisionin ‘Thumb’, ku dhe ka folur për sherrin e famshëm me ish mikeshën e saj. Ajo ka treguar se i ka kërkuar falje publikisht Çiljetës dhe madje i ka çuar dhe mesazh, por këngëtarja nuk i ka kthyer.

“Çiljeta e di shumë mirë se çfarë personi është për mua. Unë i kam kërkuar falje publikisht i kam çuar dhe mesazh e i kam thënë ‘nëse respekti im ndaj teje vrehet dhe kapet prej pikëve te ‘Këngës Magjike’ atëherë nuk kemi çfarë të diskutojmë më shumë’ . Ajo nuk më ktheu përgjigje. Unë nuk e kam bërë me qëllim, por e kam parë spektaklin nga një anë tjetër, më shumë si artiste se sa si mike. Në moment që ti je mik dhe prekesh se ti more 2 e unë mora 7 pikë, atëherë s’ke qenë asnjëherë mik.”, ka përfunduar Fifi, duke e mbyllur një herë e mirë këtë temë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat