Era Istrefi deklarohet pas performancës në finalen e Kupës së Botës

Mediale Vip

Era Istrefi deklarohet pas performancës në finalen e Kupës së Botës

Më: 15 korrik 2018 Në ora: 18:40
Era Istrefi me Will Smith dhe Nicky Jam

Këngëtarja shqiptare, Era Istrefi ka thënë se ka kaluar një moment të jashtëzakonshëm me paraqitjen e saj në ceremoninë e finales së Kupës së Botës.

Istrefi performoi në stadiumin Luzhniki pak minuta para se të fillonte ndeshja finale ndërmjet Francës dhe Kroacisë. Këngëtarja shqiptare me famë botërore pati një performancë briliante në Luzhniki ku performoi së bashku me Nicky Jam dhe Will Smith këngën ‘Live it Up’.

Era ka postuar një fotografi në Instagram dhe është prononcuar pas paraqitjes në finale.

“Ne sapo performuam në Kupën e Botës së bashku me Will Smith dhe Nicky Jam! Çfarë momenti i pabesueshëm,” shkruan Era në Instagram.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat