George Clooney, aktori më i paguar

Mediale Vip

George Clooney, aktori më i paguar

Më: 17 korrik 2018 Në ora: 08:44
George Clooney

George Clooney fitoi para vitin e kaluar më shumë se çdo aktor tjetër brenda një periudhë 12-muajshe – pjesërisht falë shitjeve të kompanisë së tekuilas, që ai bashkëthemeloi.

Revista Forbes vlerësoi se ylli amerikan, 57 vjeç, ka fituar 239 milionë dollarë - fitime pa taksa - në periudhën nga 1 qershori, 2017.

Me këtë shumë, Clooney radhitet i dyti në listën vjetore të Forbes për celebritët më të paguar në botë, menjëherë pas boksierit Floyd Mayweather.

E treta është Kylie Jenner, personalitet amerikan televiziv, modele dhe sipërmarrëse.

Grupi muzikor U2 përfshihet po ashtu në dhjetëshen e parë, së bashku me futbollistët Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat