Këngëtari i famshëm fiton gjyqin ndaj BBC

Mediale Vip

Këngëtari i famshëm fiton gjyqin ndaj BBC

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 19:02
Sir Cliff Richard

Këngëtari i njohur britanik, Sir Cliff Richard ka gjyqin kundër BBC për ruajtjen e privatësisë pas një bastisje të policisë në shtëpi.

 Gjyqtari i Gjykatës së Lartë Z. Drejtësia Mann dha dënimin prej 210 mijë eurosh.

Këngëtari pretendoi se raportimi i BBC për bastisjen e vitit 2014, i cili ishte pjesë e një hetimi mbi pretendimet rreth abuzimit tek fëmijët, ishte një "pushtim serioz" i privatësisë. Ai nuk u arrestua ose u akuzua asnjëherë.

BBC tha se gazetarët vepruan në mirëbesim dhe po konsiderojnë një apel.

Duke folur jashtë Gjykatës së Lartë në Londër, drejtoresha e BBC-së për lajmet dhe çështjet aktuale, Fran Unsëorth i kërkoi falje Sir Clifit dhe tha: "Në retrospektivë, ka gjëra që do të bënim ndryshe".

Në fund shtoi se rasti shënoi një "ndryshim të rëndësishëm" kundër lirisë së shtypit dhe një "parim i rëndësishëm" rreth të drejtës së publikut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat