Dua Lipa ende nuk e ka harruar Ledri Vulën?

Mediale Vip

Dua Lipa ende nuk e ka harruar Ledri Vulën?

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 20:10
Dua Lipa dhe Ledri vula

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa do të performojë në Prishtinë me 10 gusht. Dua ka bërë disa postime në llogarinë e saj ”Instagram”, ku ka treguar se do të mbajë koncert në Prishtinë.

Ajo është shprehur shumë e gëzuar, madje ka thënë se ky do të jetë njëri ndër koncertet më të mira.

Përveç Duas, në këtë koncert do të përformojnë edhe këngëtarë të tjerë shqiptar si Dafina Zeqiri, Mc Kresha, Ledri etj…

E ajo që bie në sy në postimin e Duas është se ajo ka publikuar në “Instastory” edhe pjesëmarrjen e reperit Ledri Vula. Kujtojmë që në media është folur se dyshja kanë pasur një lidhje dashurie, mirëpo asnjëherë nuk e kanë pranuar.

Deri më tani nuk ka ndonjë reagim nga ana e Vulës, për gjestin që këngëtarja bëri për të.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat