Miley Cyrus ndahet nga Liam Hemsworth

Mediale Vip

Miley Cyrus ndahet nga Liam Hemsworth

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 10:49
Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth

Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth njoftohet se kanë hequr dorë nga martesa e tyre pas fjalosjes rreth periudhës se kur do të krijojnë familje.

Çifti – i cili së pari u fejua në vitin 2012 – me sa duket i ka dhënë fund lidhjes me dëshirën e tyre e Mileyt, e cila thuhet se ka vazhduar të vonojë planet e dasmës dhe krijimit të familjes.

“Ai dëshiron fëmijë dhe nuk dëshiron të vonohet në këtë aspekt të jetës, por nuk është aspak koha që Miley të ketë fëmijë. Ai ka mbetur i zemëruar”, thotë një burim për edicionin australian të revistës “OK!”.

“Miley shtyu planet për dasmën dhe Liam është lodhur prej saj. Ata kohët e fundit nuk janë shoqëruar më njëri me tjetrin”.

“Ajo nuk dëshironte të martohej, kjo ka bërë që ndihet idiot Liam”, shtoi më tutje burimi.

Miley ka fshirë javën e kaluar të gjitha postimet në Instagram dhe thuhet se është fshehur me prindërit në Malibu, ndërsa Liam mbetet në Australi.

Ndryshe, Cyrus është duke punuar në projekte të reja muzikore dhe me koncerte të ndryshme të botës. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat