Mjaftoi vetëm një fotografi dhe u bë nami.
Gjithçka nisi kur kompozitori dhe kantautori i njohur, Flori Mumajesi, e postoi një fotografi në llogarinë e tij në Instagram.
Fotografia ku shiheshin vetëm dy duar me unaza fejese mbi njëra-tjetrën la të nënkuptohej se Flori Mumajesi i dha fund beqarisë.
Përpos që ky lajm theu zemrat e shumë vajzave që e adhurojnë Florin, bëri bujë të madhe edhe për diçka tjetër.
Në këtë postim të vetë këngëtarit nuk u tha asgjë duke mos u zbuluar as personi me të cilin Flori vendosi ta nisë këtë rrugëtim të ri në jetë.
U spekulua për emra të ndryshëm të vajzave që u tha se mund të ishin partnerja e Florit. Kështu misteri për ta kuptuar se kush ia “vodhi” zemrën Florit që dëshirohet nga shumë vajza veç rritej.
Por duket se tashmë gjithçka është zbuluar.
Nuk ka më dilema – Flori Mumajesi nuk është fejuar.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Flori përmes një postimi në llogarinë e tij ën Instagram, duke e sqaruar se gjithçka ishte bërë për një reklamë të DigitAlbit.
Ai ka ripostuar një sqarim të tij që e ka dhënë për City Radio Albania ku e ka konfirmuar se nuk është fejuar, ishte thjeshtë një reklamë që ai e ka bërë për platformën e njohur DigitAlb.
Prandaj, vajza qetësohuni! Flori Mumajesi nuk e dimë a është beqar ose jo, por e dimë se nuk është fejuar.