Shawn Mendes flet për fejesën e Baldwin me Bieber

Mediale Vip

Shawn Mendes flet për fejesën e Baldwin me Bieber

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 19:57
Shawn Mendes ka vetëm dashuri për Hailey Baldwin

Shawn Mendes ka vetëm dashuri për Hailey Baldwin, pas fejesës së saj me Justin Bieber.

Këngëtari 19 vjeçar i hitit “In My Blood” ka folur për modelen, për të cilën ishte thënë se ishin në lidhje më parë.

Ishe folur se kishte tension në mes të Bieber dhe Mendes, pasi ky i fundit e kishte shoqëruar Baldwin në Met Gala e ajo më pas kishe nisur romancën e saj me Bieber.

Megjithatë këngëtari ka mohuar një gjë të tillë.

“I kam dërguar mesazh Hailey dhe e kam uruar ditën që është fejuar. Kjo është e tëra. Të gjithë mendojnë se ka diçka më shumë megjithatë kjo është tërë historia” ka thënë Mendes.

Ai gjithashtu ka lavdëruar Bieber, duke thënë se kishte një influencë të madhe për të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat