Ja si është pritur në shtëpi Ajka e Besit dhe Xhensilës!

Mediale Vip

Ja si është pritur në shtëpi Ajka e Besit dhe Xhensilës!

Më: 20 korrik 2018 Në ora: 11:47
Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj pak ditë më parë përjetuan gëzimin më të madh në jetë, u bënë për herë të parë prindër të vajzës së tyre, të cilën zgjodhën ta quajnë ëmbëlsisht Ajka.

Menjëherë pas ardhjes në jetë të ëngjëllit të vockël, Besi dhe Xhensila hodhën në rreshta emocionet e tyre duke i ndarë me të gjithë ndjekësit në rrjetet sociale. Dhe në fakt kush e lexoi, u përfshi nga momente emocionesh, që t’i dhuron lehtësisht ardhja e një fëmije në këtë botë.

Edhe pse të dy pridërit e rinj kërkuan që privatësia e tyre të respektohet ata vetë kanë publikuar disa foto ku zbulohet mirëseardhje madhështore që ata kanë organizuar për vogëlushen e tyre në shtëpi.

Çifti  janë treguar të kujdeshëm për çdo detaj dhe kanë zbukuruar shtëpinë e tyre me tullumbuca e dekorime të tjera të cilat duken me të vërtetë të mrekullueshme.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat