Gjiko paralajmëron këngën “Si Bugatti”, thotë se do të jetë një hit i madh

Mediale Vip

Gjiko paralajmëron këngën “Si Bugatti”, thotë se do të jetë një hit i madh

Më: 23 korrik 2018 Në ora: 07:38
Gjiko

Reperi i njohur, Asdren Gjikolli, e ka paralajmëruar këngën e tij më të re që pritet ta lansojë në një të ardhme të afërt.

Kënga do të mbajë titullin “Si Bugatti”, ndërsa sipas Gjikos, do të jetë një mega-hit.

“‘Si Bugatti’ vjen së shpejti. Mega hit”, ka shkruar reperi në një postim në Instagram.

 

SI BUGATTI ???? coming soon ! MEGA HIT ????????‍??????

A post shared by GJ I K O (@gjikotheflyboy) on

Publikimi është shoqëruar edhe me një fotografi të tij, teksa ka pozuar para një automjeti luksoz.

Ylli i muzikës hip-hop nuk e ka fshehur asnjëherë pasionin e tij për veturat e shtrenjta.

Ditë më parë, kishte publikuar disa imazhe të veturave luksoze në rrjetet sociale, Maybach dhe Bugatti.

Në xhirim ishte përfshirë edhe vëllai dhe producenti i shumë hiteve, Big Bang, i cili shihet teksa merr njërën prej veturave dhe largohet.

Gjiko ishte shfaqur brenda Bugattit super luksoz, ndërkohë që pritet të sjellë këngën e re të titulluar sipas veturës së shtrenjtë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat