Policia nuk heton Demi Lovaton për mbidozën

Mediale Vip

Policia nuk heton Demi Lovaton për mbidozën

Më: 26 korrik 2018 Në ora: 10:54
Demi Lovato

Demi Lovato nuk do të hetohet nga policia, pasi u gjet e pavetëdijshme për shkak të mbidozës së drogave.

Këtë e ka konfirmuar për People, një zëdhënës i Policisë së departamentit të Los Anxhelos, ndërsa ka thënë se ylli i Hollywood-it nuk është në ndonjë formë hetimi kriminal për vepër penale.

Raportohet se oficerët nuk gjetën ndonjë drogë në vendngjarje dhe Lovato nuk bashkëpunonte kur u pyet se çfarë kishte përdorur.

Këngëtarja 25 vjeçare e “Sober”, thuhet se nuk pranoi t’i thoshte policisë dhe respondentëve të parë se çfarë drogash kishin shkaktuar overdozën e saj në mëngjesin e së martës.

Zyrtarët e LAPD-it mblodhën një “element të provave” lidhur me medikamentet ilegale që nuk lidhen zakonisht me heroinën, thuhet ndër të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat