Burak Ozçivit është në gjendje të rëndë shëndetësore

Mediale Vip

Burak Ozçivit është në gjendje të rëndë shëndetësore

Më: 6 gusht 2018 Në ora: 08:47
Burak Ozçivit

Duket se gjërat nuk po ecin aspak mirë me një prej aktorëve më të njohur në Turqi, Burak Ozçivit.

I njohur për publikun shqiptar si ‘Kemali’ i serialit “Dashuri e verbër”, Burak thuhet se po kalon nëpër një periudhë të vështirë të jetës së tij..

33-vjeçari ështëprekur nga e ashtuquajtura “burnout syndrome”.

“Burnout” është një gjendje e lodhjes emocionale, mendore dhe fizike të shkaktuar nga stresi i tepruar dhe i zgjatur.

Zakonisht ndodh kur individi është i depresionuar, i tronditur apo në rast dështimi dhe mos-përmbushje të nevojave.

Mediat turke shkruajnë se Izçivit po këshillohet me një psikolog, dhe se bashkëshortja e tij, Fahriye Evcen, me të cilën flitej muaj më parë se po mendonin divorcin, është duke i qëndruar pranë.

“Kam arritur çdo gjë që kam dashur në jetë. Kam bërë gjithçka doja, kam udhëtuar, kam njohur vende të reja por asgjë nuk më kënaq më”, i ka thënë aktori psikologut.

I njëjti ka refuzuar çdo projekt që i është ofruar javëve të fundit, duke mos bërë të ditur faktin nëse mendon të rikthehet në ekran.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat