Dua Lipa niset drejt Prishtinës: Mezi po pres

Mediale Vip

Dua Lipa niset drejt Prishtinës: Mezi po pres

Më: 8 gusht 2018 Në ora: 15:29
Dua Lipa

Para pak minutash, Dua Lipa, është nisur për Prishtinë.

Këtë e bëri të ditur vetë ajo përmes një videoje të cilën e postoi në Instagram, duke iu adresuar të gjithëve me ‘Menxi po pres me ju pa’.

Këngëtarja që ka arritur famë jashtëzakonisht të madhe nëpër botë, do të performojë ne festivalin Sunny Hill të organizuar nga babai i saj.

Përveç saj, edhe emra të tjerë të muzikës do të jenë pjesë e këtij festivali.

Dje, në Kosovë erdhi Action Bronson i cili poashtu do të performojë bashkë me DJ e njohur Martin Garrix.

Të tjerë artistë përfshijnë, Ledri Vula, Gjiko, Buta, Dafina Zeqiri, Tayna dhe të tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat