Dua Lipa së bashku me ekipin e saj dhe me të dashurin dje kanë arritur në Prishtinë.
Para performancës në koncertin “Sunny Hill Festival”, Dua mbajti një konferencë drejtuar mediave ku ka folur rreth festivalit.
Bashkë me të ishte edhe babai i Duas, Dukagjini të cilët treguan për misionin e Sunny Hill dhe artistët e tjerë që do vijnë në vijim.
Para pak çastesh, Dua ndau disa fotografi me ndjekësit nga konferenca e mbrëmshme ku falënderon të gjithë ata që e përkrahin “Sunny Hill Festival”.
“Faleminderit të gjithëve për perkrahjen e Sunny Hill Foundation dhe Sunny Hill Festivalit. Sunny Hill Foundation ka shpernda €100,000 për bamiresi, evente kulturore dhe shkolla të Muzikes në Kosovë. Ju falemnderojmë përzemersisht për ndihmen e juaj dhe urojmë një jete te gjate se bashku per perparimin e artit, kultures dhe rinise te Kosoves”, është përshkrimi që ia ka vënë imazheve.
Ndërsa, nesër pritet të jetë një festival madhështor në performancën e artistes Lipa, e shumë këngëtarëve të tjerë.