Sam Smith mund ta ketë gjetur veten në një situatë jo shumë të këndshme.
Derisa ishte me Adam Lambert në një varkë, këngëtari i hitit ‘Stay With Me’ u kap duke thënë se atij nuk i pëlqen Michael Jackson dhe fansat nuk janë të lumtur për këtë.
Në videon që tani është fshirë, Adam tregon pamjen nga oqeani duke regjistruar Sam teksa thotë: ‘Nuk më pëlqen Michael Jackson, por kjo është një këngë e mirë’.
Fansat menjëherë dolën në rrjete sociale për të hedhur poshtë Sam duke thënë se ai duhej të kishte respekt për mbretin e muzikës Pop.
Të tjerë e mbrojtën atë duke thënë se atij i lejohej të kishte mendimin e tij.