Kur vokalet bashkohen vjen hiti, Flori Çoçaj e Shqipe Kastrati e kallin me 'Prej 1 shpati'

Mediale Vip

Kur vokalet bashkohen vjen hiti, Flori Çoçaj e Shqipe Kastrati e kallin me 'Prej 1 shpati'

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 23:03
Flori Çoçaj e Shqipe Kastrati

Dy zëra të mrekullueshëm, dy breza këngëtarësh të vërtet që kur ia thonë këngës s’ka kush që i ndalë. Flori Çoçaj e Shqipe Kastrati i kanë bashkuar sërish forcat për projektin e radhës, për këngën me titull “Prej 1 Shpati”, që është goditja e radhës nga dyshja në fjalë.

Kjo këngë e bukur vjen me muzikë dhe orkestrim nga Sokol Koci, me tekst nga Strikey dhe video nga Bekim Asani – produksioni “Top Studio Production”.

Këngëtarët e mirënjohur prej kohësh janë bërë tandem, po sjellin projekte së bashku e gjithashtu janë në shumë mbrëmje, dasma e gëzime familjare, ku siç mund të paramendohet, arrijnë ta ndezin flakë atmosferën./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat