Fidani dhe Turabi sjellin projektin e fundit në duet, 'Termet'

Mediale Vip

Fidani dhe Turabi sjellin projektin e fundit në duet, 'Termet'

Maksim Gjokaj Nga Maksim Gjokaj Më 14 gusht 2018 Në ora: 19:24
Fidani dhe Turabi

Po si ka ardhur bashkëpunimi mes Fidanit dhe Turabit, këngëtarët thonë se edhe më herët kanë pasur duet që publiku e ka mirëpritur shumë mirë andaj kanë vendosur të bashkëpunojnë sërisht.

"Kemi bë bashkëpunim edhe më përpara dhe është pëlqyer shumë nga fansat kështu që erdhi ideja edhe për këtë super këngë, e do kemi edhe këngë e bashkëpunime tjera në vazhdim. Jemi shumë të kënaqur sepse muzika na mban neve shumë të gëzuar edhe nuk besdisemi asnjëherë nga muzika", theksojnë kështu në bisedë e sipër dy këngëtarët e njohur.

A mbijetohet nga muzika si profesion, 'Varet prej famës dhe a ke punë, përndryshe ka shumë dasma, ahjengje familjare, mbrëmje muzikore e koncerte. Deri më tani nuk jemi ndalur dhe nuk do të ndalemi edhe në vazhdim sepse do vazhdojmë me këtë rritëm dhe me stile të ndryshme", vlerësojnë mes tjerave Fidani dhe Turabi.
 

"Ky projekt është diçka shumë e veçantë nga ajo që kemi bërë deri më tani pasiqë është këngë që përshtatet me verën ashtu siç e kërkon rinia dhe publiku, për muzikën është përkujdesur Alfred Sula derisa klipi është xhiruar në Londër", kështu shprehen këngëtarët të cilët janë ndarë shumë të kënaqur me këtë projekt muzikorë.

Një këngë ritmike dhe me mjaft shije është publikuar vetëm pak ditë më parë. Ky projekt vërtetë është një termet në vete ashtu si e mban edhe titullin 'Termet' plot ritëm dhe këngë e nxehtë me një klip mjaft verorë ku Fidani dhe Turabi kanë dashur të prezantohen këtë verë. Dy këngëtarët kanë sjellë këtë duet që kanë bashkëpunuar e bashkuar forcat për të sjellë më të mirën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat