Ajo është një supermodele me famë botërore. Dhe Gigi Hadid ofroi një copëz nga dashuria e saj për fansat në Instagram.
Ylli i pasarelave publikoi një fotografi duke pushuar në krah të dashurit të saj Zayn Malik.
23-vjeçarja i dha fund pushimeve të saj verore duke treguar se çifti është më i dashuruar se kurrë.
Çifti i famshëm dukeshin mjaft të lumtur në krah të njëri-tjetrit. Dhe në kraharorin e këngëtarit theksohet tatuazhi me sytë e supermodeles.
Raportohet se Zayn dëshiron ti propozojë për martesë Gigiy për ti provuar dashurinë e tij.
Burime thoë se: "Ai është kokë e këmbë i dashuruar dhe dëshiron ti provojë botës se marrëdhënia e tyre është e vërtetë."
Mesa duket ish ylli i One Direction dëshiron të organizojë një ceremoni martesore sekrete dhe pa të ftuar.
Çifti u nda në mars pas dy vitesh lidhje por vetëm pak javë më vonë u rikthyen në krahët e njëri-tjetrit.