Kjo është fytyra e vërtetë e Perrie Edwards

Mediale Vip

Kjo është fytyra e vërtetë e Perrie Edwards

Më: 14 gusht 2018 Në ora: 22:24
Perrie Edwards

Pas Kylie Jenner, tashmë kanë filluar edhe figurat tjera publike t’i shfaqin piklat e tyre të fytyrës dhe t’i inkurajojnë edhe të tjerët ta bëjnë të njëjtën gjë.

Vokalistja e grupit muzikor “Little Mix”, Perrie Edwards, e postoi një fotografi të saj në Instagram ku shfaqet me gjithë fytyrën të mbuluar me pikla të kaftë, dhe tregoi se si deri vonë ishte e pasigurt shkaku i tyre.

“Duke u rritur kam qenë gjithmonë e pasigurt karshi piklave në fytyrën time. Gjatë viteve të fundit kam filluar t’i pranoj dhe e ndjej se më nuk kam nevojë t’i mbuloj“. “Përqafojeni individualitetin tuaj. Duajeni atë që pëlqeni pa u shqetësuar rreth paragjykimeve” – ka shkruar këngëtarja në përshkrimin e imazhit të postuar

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat