Një rruge në Prishtinë i vihet emri i gjyshit të saj, Rita: Jam shumë krenare!

Mediale Vip

Një rruge në Prishtinë i vihet emri i gjyshit të saj, Rita: Jam shumë krenare!

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 17:55
Rita Ora

Rita Ora ka vite prej kur është larguar nga Kosova në drejtim të Londrës, por asnjëherë nuk e harron vendin nga ka ardhë.

Në Prishtinë, një rruge i është vendosur emri i gjyshit të saj, Besim Sahatçiu.

Kjo gjë e ka gëzuar jashtë mase këngëtaren, e cila përmes rrjeteve sociale u shpreh krenare për veprën e gjyshit të saj.

“Gjyshi im ishte një nga drejtorët e parë në Kosovë dhe jam shumë krenare që ishte aq i patrembur. Tani, ai ka rrugën me emrin e tij në qytetin tonë të lindjes, Prishtinë”, ka shkruar Rita.

Për ndryshe, prindërit e Ritës, Nik dhe Vera Ora, së fundi po qëndojnë në Kosovë për pushime.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat